'Më jep 10 mijë lekë se i ndajmë', Report Tv siguron dosjen, si mjeku Fitim Marku merrte para nga pacientët për kryerjen e skanerit

26 Shtator 2022, 13:15

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë ku rezulton se mjeku i spitalit të 'Traumës' Fitim Marku i arrestuar për korrupsion vendoste çmim për shërbimin që i ofronte pacientëve, që në fakt duhet të jetë falas.