Me kamion nga Franca në Angli, shkatërrohet banda! Foto ku fshiheshin emigrantët shqiptarë që donin të shkonin për një jetë më të mirë

23 Qershor 2023, 16:15

Shtatë persona, anëtarë të një grupi kriminal u dënuan nga gjykata për trafikim të emigrantëve shqiptarë që hynin në Angli të fshehur në kamionë. Grupi ku bënin pjesë edhe shtetas shqiptarë, akuzohet edhe për kultivim kanabisi në dy ambiente në Londër.