Me makineta lojërash e tavolina pokeri, zbulohet në Tiranë lokali i kthyer në kazino! Arrestohet administratori

2 Maj, 11:27 | Përditesimi: 2 Maj, 11:27

Administratori i një lokali në Tiranë ku organizoheshin lojëra fati, është arrestuar nga policia.

Në lokalin në rrugën “Kajo Karafili” që 38-vjeçari administronte, u gjetën 4 makineta, tavolina pokeri dhe sende të tjera për lojërat e fatit, tashmë të sekuestruara.

Kontrollet vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

I.M/Shqiptarja.com