Me muzikën dhe shpirtin e tij artistik, violinisti Yo-Yo Ma performon për pacientët me COVID-19 në Indi

5 Maj, 12:56

INDI- Muzika luan nën ritmin emocioneve dhe “përqafon” mendimet tona më të errëta në ditët e vështira.

Muzika mund të ndryshojë një moment dhe të kthejë buzëqeshje.

Këtë buzëqeshje është munduar të sjell violinisti i njohur amerikano-kinez Yo-Yo Ma, i cili ka performuar për pacientët që po “luftojnë” me COVID-19, në një spital në Indi.

Me “armë” violinën dhe shpirtin e tij artistik, i ka falur pacientëve disa momente paqeje përmes muzikës së tij.

Kjo nuk është hera e parë që violinisti Yo-Yo Ma shpreh solidaritetin e tij për situatën e pandemisë me muzikën e tij, pasi edhe më parë ai ka luajtur në një qendër vaksinimi.

Pamjet që vijnë nga India çdo ditë për shkak të situatës së rënduar si pasojë e COVID-19 janë drithëruese.

Spitalet janë në kaos, pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit dhe krematoriumet janë të mbingarkuara, kjo është situata që India po përballet përditë në “luftën” e vështirë me COVID-19.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha