‘Më ndihmoni të jetoj!’ Apeli i 33 vjeçarit të sëmurë! S’ka para të udhëtojë nga Maliqi në Korçë për të kryer dializën

23 Shtator 2023, 15:23

Një i ri nga Maliqi nuk ka mundësi të udhëtojë tre here në javë drejt Korçës për të kryej seancat e dializës për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Desmir Seferi jeton në një banesë të rrënuar dhe ushqimet i merr me para borxh. Përmes Report tv, 33-vjeçari apelon për ndihmë, pasi nuk ka përballon dot koston e transportit.