Më pak se 2 minuta në Gjermani, Nelson Hysa hedh KO rivalin argjentinas dhe shpallet kampion bote! Asnjë humbje për boksierin shkodran

10 Shtator 2023, 16:13

GJERMANI - Nelson Hysa ngre lart flamurin kuqezi dhe fiton në ring kundër boksierit argjentinas, Maximiliano Alejandro Sosa. Shkodranit iu deshën më pak se 2 minuta për të hedhur në tapet me “knock out” rivalin latin në Leverkusen.