Një 19-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi qarkullonte me armë.
Ai bashkë me personin që e shoqëronte, një 29-vjeçar, tentuan të largoheshin me vrap.
19-vjeçarit iu gjet një pistoletë, fishekë dhe një thikë, kurse tjetri është nën hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

















