Nga helikopteri në automjetin e blinduar, Maduro dhe gruaja e tij mbërrijnë në Gjykatën e New York

5 Janar, 14:17 | Përditesimi: 5 Janar, 14:18

Ish-Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur në Gjykatën e Manhattanit në New York, pasi u morën më herët nga qendra e paraburgimit.

Mediat e huaja raportojnë se pasi zbritën nga helikopteri në Manhattan, Maduro dhe gruaja e tij iu drejtuan gjykatës me një automjet të blinduar.

Sipas Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, mbi Maduron rëndojnë disa akuza si ‘konspiracion narko-terrorizmi’, ‘komplot për importimin e kokainës’, ‘posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese’ dhe ‘komplot për të poseduar mitralozë dhe pajisje shkatërruese kundër SHBA-së’.

Kujtojmë se Maduro dhe gruaja e tij u kapën 2 ditë më parë nga ‘Delta Force’ e SHBA-së, gjatë një operacioni të mirëorganizuar me urdhër të Presidentit Donald Trump.

Trump më herët kishte rritur presionin përmes retorikës së tij mbi Maduron, të cilin e akuzonte për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe favorizim të Kinës e Rusisë në rajon.

A.A/Shqiptarja.com