Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, Maduro transferohet nga burgu për në gjykatën e New York

5 Janar, 14:05 | Përditesimi: 5 Janar, 14:05

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij do të paraqiten sot në gjykatë në Manhattanit pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane. Helikopteri që transportonte Maduron dhe gruan e tij po fluturon nga burgu i Bruklinit drejt gjykatës së Manhattanit. Është ora 7:30 e mëngjesit në Nju Jork. Të dy po transportohen të prangosur dhe të veshur me rroba burgu. Seanca do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.

Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh. Ai është ngarkuar me akuzat për “komplot narko-terrorizmi, importim kokaine, posedim armësh dhe pajisjesh shkatërruese dhe konspiracion për të poseduar armë dhe pajisje shkatërruese kundër SHBA-ve.” Akuzat janë rreth 25 faqe.

Presidenti Trump i përmblodhi këto akuzat si “fushata e Maduro për narko-terrorizmin vdekjeprurës” kundër SHBA-ve dhe qytetarëve të tyre. Maduro e ka mohuar më herët që të ketë qenë lider i një karteli droge. Trump e ka quajtur edhe “diktator të paligjshëm” duke shtuar se i kërkoi liderit venezuelian që “të dorëzohej” një javë para sulmit.

A.A/Shqiptarja.com