Me shpejtësi deri 156 km/h në aksin Sauk-TEG, hiqen disa patenta! Arrestohen 2 shoferë të dehur në Tiranë

19 Shtator 2021, 07:52

Shpejtësia mbi normat e lejuara në makinë, është kthyer shpesh më vrasëse. Pavarësisht rasteve fatale, shoferët vijojnë te ecin me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrolleve në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg policia konstatoi 21 shoferë me shpejtësi deri në 156 km/h. Si masë ndëshkuese 10 prej shoferëve u është hequr patenta kurse 11 të tjerët janë gjobitur.