Më shpejtësi deri në 166 km/h dhe parakalime të gabuara! Kontroll gjatë fundjavës në Rrugën e Kombit, 82 shoferëve i pezullohet patenta, 123 të tjerë gjobiten

23 Maj 2022, 19:53

Jo vetëm duke lëvizur me shpejtësi jashtë normave nga 145 km/h deri në 166 km/h, por edhe duke bërë parakalime të gabuara, Policia Rrugore ka vazhduar me ndëshkimin e shumë shoferëve në Rrugën e Kombit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.