Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë rrugore gjatë fundjavës.
Policia ka kryer monitorim me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës -Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin në unazën lindore Farkë-TEG dhe Sauk-TEG, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.