Me shpejtësi deri në 177 km/h, policia arreston 7 shoferë! Gjobit 2051 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor

27 Korrik 2021, 19:54

TIRANË- Policia rrugore thotë se 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, janë arrestuar nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

Po ashtu policia njofton se janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).