Me shpejtësi deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, policia pezullon 78 patenta, gjobiten 369 shoferë

21 Maj 2022, 17:56

Policia Rrugore ka ndëshkuar shoferët “e pabindur” ndaj rregullave të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik, duke i pezulluar patentat 78 prej tyre.

Policia njofton se makina inteligjente dhe radarët automatikë në Rrugën e Kombit kanë konstatuar mjete që lëviznin me shpejtësi deri 218 km/h, ku shpejtësia maksimale e lëvizjes në këtë aks është 100 km/h.