Shpejtësia tej normave të lejuara vijon të mbetet një problem i madh. Në 24 orët e fundit janë konstatuar shpejtësi deri në 161 km/h në aksin Rrogozhinë-Kavajë dhe deri në 134 km/h në aksin Tiranë-Elbasan.
7 shoferë janë arrestuar, ku 5 prej tyre po lëviznin pa leje drejtimi ndërsa 2 të tjerë ishin në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë janë pezulluar 39 leje drejtimi, 26 prej tyre për shpejtësi mbi normat dhe 13 për drejtimin nën efektin e alkoolit.