Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të aksidentimit të Fatmir Avdillarit i njohur si “Xubi i Yzberishtit”, si pasoëj e të cilit gjeti vdekjen.
Në pamje shihet se një makinë tip “Toyota Yaris” nga korsia e mesit dhe e pa pozicionuar mirë në rrugë kthehet majtas dhe brenda sekondit, duke mos hapur sinjal ndërkohë që pas saj me një shpejtësi të skëterrë vjen motori me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillari.