Me shpejtësi skëterrë në autostradën Fier-Vlorë, 'Audi A8' 100mijë € godet nga pas dhe nxjerr nga rruga makinën! Shuhet familja që erdhi për pushime nga Greqia! Plagosen 3 të rinjtë/VIDEO

25 Qershor 2021, 15:07 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 15:07

Një familje është shuar gjatë një aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Prindërit dhe 2 fëmijët e mitur humbën jetën, ndërsa mbetën të plagosur edhe 3 të rinj. Një makinë tip 'Audi' me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' në të cilën udhëtonte familja. Pas përplasjes mjetet kanë përfunduar të dyja jashtë rruge, ndërsa pamjet e aksidentit janë tronditëse.

KT/Shqiptarja.com