Me shpejtësi të frikshme rrugëve të qytetit, makina inteligjente ‘gjobit’ 123 shoferë

9 Maj 2022, 14:56

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, pas kontrolleve nw tw gjithw vendin, policia ka pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.