'Më të mirët e vitit', 3 kampionët e tenisit në Durrës: Vlerësimi na motivon për të ardhmen! Trajneri: Infrastruktura shqetësuese, por na mban pasioni

8 Shkurt 2023, 15:14

Arlis Muka, Aleks Prifti si dhe Anjel Hoxha janë 3 sportistë të ndryshëm nga Durrësi të cilët janë vlerësuar si tenistët më të mirë të moshave respektive për vitin që lamë pas. Për Report Tv ata thonë se çmime të tilla i motivojnë për të ardhmen, ndërsa tenisin e konsiderojnë një sport të vështirë që kërkon shumë përkushtim.