Me tram si shishe, video-montazhi që 'mashtroi' mijëra adhurues të verës në botë

11 Qershor 2021, 10:50

Të lëvizësh me një tram në rrugët e Bordosë si një shishe e madhe vere?

E pabesueshme për shumë, por që imazhet e shpërndara orët e fundit, ‘mashtruan’ shumë persona. Në një video të shpërndarë së fundmi shihet një shishe e madhe me verë të kuqe e cila qarkullonte nëpër shina në vend të tramvajeve klasike.