Ky është momenti kur shkrimtari Roberto Saviano shpërthen në lot pasi gjykata e Apelit në Romë la në fuqi vendimet e mëparshme për çështjen e kërcënimeve mafioze të drejtuara ndaj tij dhe gazetares Rosaria Capacchione nga bosi i mafias Francesco Bidognetti.
Kërcënimet ishin bërë nga kreu i Camorrës, Francesco Bidognetti, dhe avokati i tij Michele Santonastaso gjatë procesit gjyqësor të njohur si “Spartacus” në vitin 2008. Sipas vendimit të dhënë nga Apeli, Bidognetti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa Santonastaso me 1 vit e 2 muaj.
“Më kanë vjedhur jetën”, tha i përlotur shkrimtari pas njoftimit të vendimit.

















