Meçaj në ‘Repolitix’: PD është kthyer në sekt, e drejton Berisha ‘udhëheqësi shpirtëror’! Malko kundër: Basha pas 13 qershorit, më i fortë se kurrë në PD

15 Qershor 2021, 22:08

Analisti Arben Meçaj është i bindur se në krye të PD-së është Sali Berisha, të cilin e quan si “udhëheqësi shpirtëror”, e ndërsa e cilëson Lulzim Bashën si një “vartës” i tij që zbaton me përpikmëri urdhrat e tij. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi Gent Malko, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së. Ai thotë se pas këtyre zgjedhjeve, Basha është më i fortë se kurrë në PD.