Meçe: Protestat e PD në rënie, s’prodhojnë frymë! Hoxha: Shoh luftë nervash te opozita për listat e deputetëve! Toska: Berisha shkon në SHBA në muajin Mars

6 Shkurt 2025, 21:57 | Përditesimi: 6 Shkurt 2025, 21:57

Të ftuarit në studio ndanë mendime të ndryshme për çështjen e protestës së opozitës më 8 Shkurt dhe debateve politike mes partive të mëdha për votën e Diasporës.

Diskutimet në studion e “Frontline” në Report Tv sollën elementë të rinj dhe detaje për ato çfarë mund të ndodhin ditët apo javët e ardhshme.

Analisti Arben Meçe shprehet se protestat e opozitës janë të ligjshme, por nuk prodhon më frymë, dhe madje as frymën e disa viteve më parë, teksa entuziazmi i saj bie nga tubimi në tubim. Ai parashikoi se protesta e 8 shkurtit do të jetë edhe më e dobët.

r.k./Shqiptarja.com