Meçollari në Report Tv: Hamasi ka kryer krime monstruoze, ushtria izraelite ka legjitimitetin ta eliminojë plotësisht

10 Tetor 2023, 19:40

Artur Mecollari, ish-komandanti i Forcave Detare, në një intervistë për ‘Frontline Intervew’ në Report Tv tha se synimi i ushtrisë izraelitë është eliminimi i plotë i Hamasit. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçollari tha se Hamasi ka kryer krime monstruoze, që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Izraeli ka legjitimitetin e plotë që të kryejë një spastrim të plotë të Hamasit.