Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit dalin sot para Gjykatës

4 Korrik 2021, 10:37 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 10:37

28 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, do të dalin sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë

38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi, në praga kanë rënë edhe një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

KT/Shqiptarja.com