Megaoperacioni 'Tempulli' nuk ndalet'/ Drejtori i Policisë së Elbasanit garanton: Do të ketë arrestuar të tjerë! Ka shumë të evidentuar

20 Shtator 2023, 14:43 | Përditesimi i fundit: 2023-10-03 09:15:06

Përdorimi i drogës nga adoleshentë por dhe nga nxënës shkolle po kthehet në një problem alarmant për shoqërinë shqiptare.

Report Tv solli sot dëshminë ekskluzive të një nxënësi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ku tregonte sesa e lehtë është të blihet drogën dhe se e përdor 'për të qenë i pranuar' shoqëri.

Emisioni "Përballje' i Report TV trajtoi me të ftuarit në studio problematikat e këtij fenomeni dhe masat që duhen ndërmarrë për këtë fenomen shqetësues që shkatërron rininë shqiptare.

“Ndjeva dhimbje si baba e më shton përpjekjen. Pjesa e trishtë e kësaj historie është se rastet janë shtuar. Kjo na ka mobilizuar nisur dhe nga ankesat për të ndërmarrë luftën kundër këtij fenomeni” komentoi drejtori i drejtori i policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Ky fenomen alarmant nxiti dhe megaoperacionin e koduar “Tempulli” që u ndërmor në disa qytete për të goditur grupet kriminale që merren me shpërndarjen e drogës afër shkollave por dhe në blloqe banimi

Në studion e emisionit “Përballje” në Report TV  drejtori i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.

“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë.  Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi” tha Ilir Proda.