Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, vjen në jetë Lilibet 'Lili' Diana

7 Qershor 2021, 12:58

Familja e Princ Harryt dhe Meghan Markle është shtuar me një vajzë. Duka dhe Dukesha e Sussex-it mirëpritën ditën e premte vajzën e tyre të quajtur Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, ndërsa njoftimi u dha mbrëmjen e djeshme.

Emri i saj i parë, Lilibet, vjen nga nofka me të cilën njihej gjatë fëmijërisë Mbretëresha Elizabeth II, ndërsa emri i saj i dytë është në nderim të gjyshes së saj dhe mamasë së Harry-it, Diana.Foshnja është e teta në radhë për fronin britanik.