Mehmeti i sakrifikuari për Europën, fiksimi italian rinis te Partizani ! Favorit Kozmi, lakohen Longo dhe Kolela

16 Korrik 2022, 16:29

Eliminimi nga Kupat e Europës kanë hapur ankandin për trajnerin e ri të Partizanit. Aktualisht të kuqtë drejtohen nga Dritan Mehmeti, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar i kaloi pritshmëritë, por tani duket se drejtuesit kanë plane të tjera. Mehmeti përflitet se do ta mbyllë me Partizanin dhe një sinjal e dha edhe drejtori sportiv Elton Marini, i cili la të kuptohet se e ardhmja do jetë me trajner të ri.