Memaliaj në terr, 6 fshatra pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik! OSHEE në terren

7 Dhjetor 2021, 14:21

6 fshatra të Memaliajt janë në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Burime zyrtare konfirmojnë se energjia mungon ne fshatrat Buz, Kalemaj, Bader, Xhafaj dhe Kurtjez pjese e Njësisë Administrative Buz, të Bashkisë Memaliaj.

Ndërkohë energjia mungon edhe në fshatin Kashisht. Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe.