Memorandum mirëkuptimi me Spanjën! Xhaçka: Konsulencë për integrimin! Albares: Pranë jush në rrugën drejt BE

14 Prill 2023, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2023-04-14 12:49:27

Shqipëria ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Spanjën në kuadër të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian. Ministrja e Jashtme Olta Xhacka ka pritur në takim homologun spanjoll Jose Manuel Albares Bueno, me të cilin ka biseduar rreth integrimit të Shqipërisë në BE, për bashkëpunimin dypalësh si dhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.