Merkato dhe barazimi ndezin situatën te Partizani, trajneri del hapur kundër drejtuesve! Priten vendime nga klubi

13 Janar, 17:00

Largimet në merkaton e janarit, por edhe barazimi në limite kundër Skënderbeut, ka bërë që te Partizani të shpërthejnë pakënaqësitë. Trajneri Veselinovic nuk është kursyer pas ndeshjes me korçarët, duke pohuar se ‘aktualisht nuk kemi cilësinë për të qenë konkurent’, ndërsa nuk kurseu as ironitë për përforcimet që ka kërkuar. Madje pas Tedi Carës, Arinaldo Rrapajt dhe Andi Hadrojt ka përshëndetur ekipin edhe sulmuesi Mba, ndërsa për afrimin Guxhufi trajneri i Partizanit tha se ‘drejtuesit nuk e kanë pyetur dhe se për të ky lojtar ishte një surprizë’.