Merkato u mbyll, por Premier League u 'çmend'! Rekord historik shpenzimesh, Chelsea mban vendin e parë

2 Shtator 2022, 16:32

Premier League është kampionati dhe Chelsea klubi që kanë tronditur këtë merkato vere, duke vendosur rekorde të frikshme shpenzimesh. Për herë të parë kampionati anglez ka kaluar shifrën e 2 miliardë paundëve të shpenzuara, ndërsa Chelsea ka thyer rekordin e Manchester City-t në 2017.