‘Merr 2000 mijë lekë mos më vër gjobën’/ Hiqen 57 patenta, arrestohen 14 shoferë, ndëshkohen 2345 për shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme

1 Korrik 2021, 17:06 | Përditesimi: 1 Korrik 2021, 17:06

Pezullohen 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

"Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  

r.k./Shqiptarja.com