Merr flakë bombola e gazit, efektivët që po patrullonin e dëgjojnë dhe shpëtojnë në kohë dy të moshuarit

17 Janar 2022, 15:37

Një rrjedhje gazi në një banesë ku jetonin dy të moshuar ka marrë flakë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një banesë, ndërsa ndërhyrja në kohë e efektivëve ka shpëtuar jetën e dy të moshuarve që jetonin aty.