Merr flakë furgoni me goma në Krahës-Memaliaj, po çonte mallin drejt Sarandës

22 Qershor 2021, 08:16

Merr flakë një furgon i ngarkuar me goma makinash, para pak minutash në fshatin Iliras në aksin nacional Krahës-Memaliaj.

Nuk dihen rrethanat por mësohet se shoferi i furgonit ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka marrë flakë në pjesën e përparme të furgonit tip Sprinter.

Shoferi Kliton Mullai ka ndalur menjëherë dhe ka dalë jashtë. Ndonëse në vendngjarje erdhi zjarrfikësja e Memaliajt, furgo bashkë me mallin brenda është djegur. Destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të çonte mallin.