Merr flakë gazsjellësi në Shën Petersburgu

19 Nëntor 2022, 21:53 | Përditesimi i fundit: 2022-11-19 21:56:00

Një shpërthim ka ndodhur në një gazsjellës pak kilometra larg Shën Petersburgut. Guvernatori Alexander Drozdenko shkroi në Telegram se nuk ka asnjë kërcënim për popullatën, nuk ka të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi. Presioni në tubacionin kryesor tani është ulur. Tubacioni që ka marrë flakë lidhet me gazsjellësin Nord Stream në Finlandë.

  •