Merr flakë makina në autostradën Fier-Vlorë, mjeti shkrumbohet totalisht

22 Gusht, 21:41

Një automjet është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas informacioneve të Report Tv, makina që është përfshirë nga flakët është tip “Mercedes Benz ML”, ndërsa zjarri ka shpërthyer në pjesë e parme të mjetit i cili thuajse është shkrumbuar plotërisht.

Në vendin e ngjarjes ndodhen dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.