Merr flakë një banesë në Dukat të Vlorës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Banorët e fshatit në ndihmë për shuarjen e flakëve

4 Gusht 2021, 15:48 | Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:48

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht brenda në banesë nuk ka persona. Banorët e fshatit kanë shkuar në ndihmë, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me kova uji, ndërsa është lajmëruar edhe zjarrfikësja.

r.k./Shqiptarja.com