Merr fund emergjenca mjedisore në Fier, mbyllen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që 'mbytën' qytetin në tym!

1 Gusht 2021, 11:25

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier. Janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që "mbytën" qytetin me tym prej 5 ditësh.

Ndonëse flakët u shuan 3 ditë më parë mbetjet e djegura kanë vijuar të çlirojnë tym edhe ditën e djeshme. Fatmirësisht sot janë mbuluar vatrat e tymit të cilat kanë krijiar probleme në ndotjen e ambientit në shkallë të gjerë.