Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar

12 Korrik 2021, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2021-07-12 17:27:07

Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit kanë gjetur zgjedhje pas javësh të tëra që kishin ‘pushtuar’ rrugët dhe ishin kthyer në bombë ekologjike për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik veror. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv tha se Bashkia Kavajë dhe landfilli kanë firmosur sot marrëveshjen ku  i hapet rrugë vend-depozitimit të plehrave për përpunim.