Merr zjarr një gropë pranë një pusi nafte në Patos, situata nën kontroll, drejt shuarjes flakët

22 Gusht 2021, 16:14 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 16:14

Pak minuta më parë, një zjarr ka rënë në një gropë bruto pranë një pusi nafte në fshatin Kuqar, në Patos të Fierit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit, të cilët brenda 30 minutash vunë zjarrin nën kontroll që tashmë është drejt shuarjes.

LR/Shqiptarja.com