Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22 Mars 2023, 16:03

GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë para gjykatës së Posaçme ku mohoi akuzat e bëra ndaj tij.