Mes varfërisë e sëmundjeve, familja në Maliq apel për ndihmë! Kryefamiljarja: Fle në dërrasa, lekët më ikin për ilaçe

10 Maj, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2021-05-10 11:04:10

Jeta për ta është çdo ditë një luftë për mbijetesë. Por si të mos mjaftonte skamja dhe pamundësia ekonomike, problemet me shëndetin mendor të vajzës së familjes e rëndojnë më tepër situatën. 30-vjeçarja ka nevojë për shërbim të veçantë, por kushtet nuk janë aspak favorizuese, pasi godina në të cilën ata jetojnë nuk plotëson as kushtet minimale.

Të ardhurat e vetme të tyre vijnë nga pensionet që marrin vajza dhe bashkëshorti, por edhe këto para shkojnë për ilaçe. Zgjidhjen për tu ushqyer e kanë gjetur tek dyqani i lagjes duke marrë borxh.

E gjendur përballë një situate pa zgjidhje, kryefamiljarja Dhurata Pasho apelon për ndihmë, për ti krijuar bijës së saj kushtet minimale.

 “Në atë qoshen aty e laj. Dimër e behar. Aty bie dëbora. E sjell me erë këtej. Pikon. Shikoje si është bërë tavani pika-pika. Inatoset dhe se ngre dot pastaj. Jetoj vetëm me lekët e vajzës. Dhe me pensionin e burrit. Nuk më dalin as për ilaç, as për asgjë. Shumë e vështirë është. Prej vitesh jetoj këtu. Më shumë e sëmurë, se sa e shëruar. Jetoj me burrin dhe vajzën. Burri punon arën, por nuk është i zoti. Shumë e vështirë është jeta. Nuk e përballoj dot. Vajzën nuk e laj dot. Asgjë nuk kam. As divan, as asgjë. Flejë në dërrasa. Na dhemb kurrizi. Kur e zënë krizat vajzën, shpirti i asaj e din. Shko e fut kokën në ujë. 30 mbushi vajza në datën 2. I dhemb koka shumë. Nuk mundem ti shërbej biri i nënës. Dita me ditën më e rëndë vjen. Nuk e laj dot vajzën. Nuk e mbaj dot tenxheren me ujë. Ajo ka inate. Doktori më thotë mos mbaj pesha të rënda, por unë çfarë do të bëj. Ndihma vetëm nga I që më solli një lavatriçe. Asgjë tjetër. Nuk e dua jetën. Kur shikoj shtëpinë e vajzën kështu, nuk e dua jetën. Qaj, qaj por pushoj. I vjen keq vajzës. Vajza as nuk dëgjon, as nuk flet. Kam vajtur në Maliq për të kërkuar të më bëjnë një banjë, ato thonë keni lekë ju. Ato vetëm për ilaçe nuk më dalin. Lekët ikin për ilaçet e mia dhe të gocës. Burri ndonjëherë I merr, ndonjëherë jo. Marr borxh tek dyqan. Të shikoj njëherë shtëpi si të tjerët e pastaj nuk e dua jetën. Jam e rënduar shumë. Nuk mbaj mend ku i lë gjërat. Po më ikën mendja fare. Ju drejtohem të tërëve të më ndihmojnë. Nuk dua sitë tërë, por vetëm të ma rregullojnë pak. Një banje, një dush të më bënin. Asgjë tjetër sepse nuk e laj dot”, tha e zonja shtëpisë, Dhurata Pasho.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha