Mesazhe mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, policia arreston autorin e dyshuar, 25-vjeçari me nënshtetësi hollandeze, bashkëpunëtori i tij në kërkim

12 Maj, 14:13 | Përditesimi: 12 Maj, 14:13

Skema u godit në kuadër të operacionit “Banka e Rreme 2”, të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe Prokurorinë. Si autor i dyshuar është arrestuar një 25-vjeçar me shtetësi holandeze, i identifikuar me inicialet I.K., ndërsa një tjetër person, me inicialet A.R., është shpallur në kërkim.

    A.M/Shqiptarja.com