Mësim në auditore apo online, rektori i UT Hoxha: Diskutohen të dyja mundësitë, të përgatitemi për çdo rast! 75% e stafit të vaksinuar, ftoj edhe studentët

15 Shtator 2021, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2021-09-15 14:30:55

Ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e universiteteve por as për mënyrën se si do të zhvillohem mësimi, nëse do të jetë online apo në auditore. Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se vendimi për mënyrën si do zhvillohet mësimi pritet ta vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve, por theksoi se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

“Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur dhe të flasim me atë që do ndodhë lidhur me vendimmarrjen e komitetit teknik që përcaktojnë mënyrën si do jetë akomodimi i njerëzve me institucionet. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s'do humbasi mësimet", tha ai.