Messi acarohet me sulmuesin holandez, ndërpret intervistën: Çfarë ke që shikon idiot?

10 Dhjetor 2022, 10:06

Ndeshja mes Argjentinës dhe Holandës është shoqëruar me përplasje mes dy ekipeve. Pas fitores me penallti, Lionel Messi debatoi me menaxherin holandez Louis van Gaal dhe ndihmësin e tij Edgar Davids. Ndërsa në një moment gjatë intervistës, kapiteni i Argjentinës u acarua me sulmuesin Wout Weghorst.