Mësuesja lë pushimet për të edukuar nxënësit mbi librat

5 Korrik 2021, 12:05

Rasti i një mësuesje nga Shkodra na bëri të mendojmë për rëndësinë e të pasurit dashuri dhe pasion për profesionin që ushtrojmë.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi se  ka lënë menjanë pushimet për të realizuar aktivitete mbi leximin e librit me nxënësit e saj. Lindita Lohja është një zonjë e rrallë e cila e bën me kaq pasion punën e saj, sa edhe kohën e lirë ka vendosur t’ia dedikoj profesionit.