Meta e shpalli 'non grata'/ Borchardt pas takimit me Bashën në selinë blu: OSBE është organizatë legjitime, më lini të qetë

18 Nëntor 2019, 20:27

TIRANE- Nga selia blu ku mori pjesë në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka reaguar lidhur me shkresën e presidentit Ilir Meta i cili e shpalli 'non grata' në presidencë.

Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se Borchardt ka refuzuar të komentojë këtë veprim të presidentit Ilir Meta, ndërs i ka kërkuar gazetarëve ta lënë të qetë. Ai ka deklaruar se OSBE është organizatë legjitime që kërkon dialog mes palëve.

Në takim ishin të pranishëm edhe presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella. 

Sipas Metës,  Borchardt  ka vënë në disktutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit  disa protestuesve.

Ambasadori i OSBE u përfshi në një incident me banorët e Astirit më 13 Tetor. Teksa po dilte nga hyrja e një pallati tek "Myslym Shyri" një prej banorëve të Unazës së Re që po protestonte para drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e banorëve të 'Astirit' i tha "Shame on you" ndërsa ambasadori reagoi duke i treguar gishtin e mesit. Pas incidentit Borchardt kërkoi edhe ndjesë publike.