TIRANË - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike pasi i ngriti gishtin e mesit disa protestuesve të 'Astirit' që më herët kishin thirrur në kor ndaj tij, Turp-Turp.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”. Është ky reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt një ditë pas protestës së banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re, Banorët protestues ju drejtuan me fjalët "Shame on you" (Turp për ju) ambasadorit i cili ishte duke kaluar në trotuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishin arrestuar nga policia disa protestues që mbrëmë bllokuan rrugën, mes të cilëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Ambasadori teksa ishte duke ecur ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve, por një ditë pas këtij gjesti, ai ka kërkuar ndjesë publike duke thënë se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Arrestimet e protestuesve janë bërë nga policia e Tiranës për shkak të bllokimit të rrugës, një vepër dënimi i së cilës është ashpërsuar në Kodin Penal i votuar së fundi në Kuvend.

Reagimi ne Twitter i ambasadorit
Banorët, mbështetur edhe nga ish-deputetë të opozitës ishin vendosur nga Unaza e Re tek Policia e Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar.
Teksa dy ditë më parë protestuesit ju bindën policisë duke mos bllokuar rrugën dhe e zhvilluan protestën në trotuar, mbrëmjen e djeshme lideri demokrat Lulzim Basha i cili doli i pari në mes të rrugës duke marrë edhe mbështetjen e banorëve që bllokuan njërin kahë të kalimit të automjeteve.

Gjesti i ambasadorit per protestuesit para Drejtorise se Policise se Tiranes
"Shame on you" është një shprehje që të rinj të forumeve politike të PD e LSI shkruan në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori në Tiranë, pas një proteste të opozitës joparlamentare (para zgjedhjeve të 30 qershorit).

E gjithë kjo, erdhi pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës ku ai dënonte dhunën e përdorur prej saj në drejtim të institucioneve.
-
Nuk lahet dot me nje falje..ne cfaredo rrethanash eshte nje veprim i pafalshem
Përgjigju -
Po ky qenka legen i vertete, po te bente kte sjellje ne shtetin e vet do ikte per leshe bi...ri..
Përgjigju -
Po he o burre mos boj kshu se ska lidhje, edhe keta qe u nxorre gishtin nuk kane nai burrni te lodhur jane bishta pedeje...respekte
Përgjigju -
Me falni, po si s`pyeti njeri pse u tregoi gishtin ky? A nuk ka qene valle objekt sulmi kohet e fundit nga gjithe opozita? Dhe i keni vete parasysh car sulmesh behen ne shqiperi nga mediat alla qimpeka...
Përgjigju -
Falje duhet te kerkojn kta njerez injorant qe e provokojne pa shkak. Gishti mesit eshte pak per kta fshatar te frustruar
Përgjigju -
Gishtin ja ka treguar Sali Berishes,Ilir Metes,Monika Metes,Lul Bashes & Co qe nxjerrin njerezit ne rruge per turpin e tyre.
Përgjigju -
Tash 30 vjete shqipnija ska zote shpijete dhe nermal se bote tallet me ne.
Përgjigju -
Te shash nje njeri te lire ne mes te rruges,nje ambasador eshte 1000 here turp per kete turm te perdorur keq nga PD-LSI.
Përgjigju -
Keta rrugecer qe i thone turp te kesh nje Ambasadori te nderuar meritojne edhe me keq se gishti,gishtin ja ka vene Sali Berisha dhe Ilir Meta per 30 vjet,njerez pa dinjitet.
Përgjigju -
Si kerkoi vetem ndjese????
Përgjigju -
Turp i papare nga keta europiane do mesoj brezi i ri si te sillet
Përgjigju -
Minimumi duhet ge jap doreheqjen
Përgjigju-
Po, pastaj te jape doreheqjen ambasadori BE, i SHBA, i Gjermanise dhe te gjithe ata qe i tregojne gishtin Lulit :)
-
Keta e stresuan me parulla ne Shtepi, Nuk redpektojne institucionet, shko protesto para zyres se OSBE po deshe.
-











Komente
Komento