Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se i ka propozuar Sali Berishës një kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk ka bërë me dije emrin.
“S’kam patur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primares, i kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillt Bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm Tiranës do jetë më i rëndësishëm deri në institucionin e ri të parlamentit të Shqipërisë
Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak, do jetë 24 orë live duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Nënë liza s’do rrijë më rrugë, por do falsë aty. Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.